Kryesia e re e PDK-së
Një ditë pas kuvendit të pestë zgjedhor të PDK-së, Këshilli Drejtues i degës është mledhur për të zgjedhur kryesinë e re të partisë. Në mesin e 19 më të votuarve nuk janë gjetur emrat e disa prej anëtarëve të kryesisë së kaluar të PDK-së dhe të zyrtarëve të saj në pushtetin lokal kur drejtohej nga kjo parti. Në bazë të votave të prezentuara në këshillin drejtues anëtarët e rinj të kryesisë së degës janë zgjedhur,
Shaban Kastrati, Shefik Beqiri, Uran Berisha, Florim Sh. Kryeziu, Filloreta Rexha, Aziz Zubaku, Begzad Sinani, Samire Zubaku, Bajram Dërmaku, Lulzim Canaj, Enver Morina, Venera Rexha, Florim R. Kryeziu, Hava Vllasi, Valdete Sopi, Visar Dërmaku, Kujtim Gashi, Qazim Morina dhe Hajdar Ramabaja. Kryesia në mbledhjet e radhës do të zgjedh nënkryetarët dhe sekretarin e degës së PDK-së. Jashtë përbërjes së re të kryesisë së degës kanë mbetur themeluesi I PDK-së në Kamenicë Rexhep Vranja, ish drejtori i arsimit Muhamd Kallaba, ish anëtari i kryesisë Nehat Rrudhani dhe zyrtarë të tjerë të partisë. Po ashtu sipas procesverbalit të numërimit të votave, nënkryetarët Begzad Sinani, Kujtim Gashi dhe Bajram Dërmaku si dhe sekratari i përbërjes së kaluar Enver morina nuk kanë rezultuar të jenë më të votuarit e këtij subjekti politik, por kanë pasur vota mjaftueshëm për të qenë pjesë e kryesisë së re të degës. Kuvendi të hënën e zgjodhi me aklamacion dhe pa kundërkandidat Emin Krasniqin për kryetar të degës së PDK-së.




